Dafina Zeqiri nuk ndalet, ja ku e ka bërë tatuazhin gjigant (Foto)

29 gusht 2018 | 17:24

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e saj.

Dihet se “Duffy” e pëlqen shumë artin e trupit, por nuk di të ndalet.

Pasi ka mbushur këmbën e djathtë me tatuazhe, këtë herë ajo ka vendosur të punojë pak me këmbën e saj të majtë.

Me anë të postimeve të publikuara në “Instastory”, ajo ka treguar se ka bërë një tatuazh gjigant që i mbulon pothuajse gjysmën e këmbës.

Në pamje të parë ngjan me një gjarpër ose dragua, por nuk dihet ende se cila është zgjedhja e radhës për këngëtaren që nuk heq dorë nga surprizat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën…