Daja beson se Skënderbeu mund të kualifikohet

22 gusht 2017 | 08:51

“Normalisht ndiej keqardhje për faktin që nuk fituam dot në Zagreb, pasi me fitoren do të ishim më të qetë. Keqardhja shtohet jo vetëm për mënyrën se si dhe kur e pësuam golin e barazimit, por edhe për golin e mohuar padrejtësisht dhe rastet e krijuara për dyfishim”, ka thënë Daja.
Trajneri i korçarëve vlerësoi lojën e ekipit të tij në Kroaci, veçanërisht pjesën e parë. “Në Elbasan duhet të luajmë ashtu si në pjesën e parë në Zagreb, që të arrijmë të kualifikohemi. Nga takimi i parë më shumë do t’i ndryshojmë manovrat në fushë sesa emrat. Mund të them se kemi një ekip të kompletuar dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe të aftë të luajnë 90 minuta”, ka deklaruar Daja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar të gjithë…