Daja: Çështja e titullit është e mbyllur, i uroj këtë sukses të gjithë qytetit
28 prill 2022
| 18:35
Ballkani ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit kanë mposhtur Dritën në shtëpi me rezultat 3-2, duke u afruar kështu edhe më shumë drejt titullit kampion.
Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja i cili tanimë çështjen e titullit e konsideron të mbyllur.
“Jemi më të qetë pas kësaj fitore, kemi një ecuri fantastike, loja që po bëjmë na jep një qetësi për vazhdim, ende nuk ka mbaruar matematikisht, por 99% çështja është mbyllur. Sinqerisht që është një kënaqësi e madhe, drejtoj një grup që është cilësor, meritë kanë të gjithë ata që kanë punuar me klubin në 2-3 vitet e fundit, i uroj këtë sukses të gjithë qytetit”, ka deklaruar Daja.



