Daja dhe sfidat e UÇK-së!

09 mars 2020 | 10:09

Shkruan: Nait Hasani

Njëzetë vite UÇK-ja, përballet me gjykata.

Në gjykata të UNMIK-ut, në gjykata    EULEX-sit, për të vetmin faj, çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe prishjen e planeve makabre të dashakëqinjëve të kombit Shqiptar në Kosovë.

Vajtja e të gjithë Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së në intervista në Hagë, me dëshmi kinse për krime lufte nga prokuroria  Serbe në Beograd dhe pranimi i këtyre  dëshmive për intervista nga Gjykata Speciale e Hagës, është fyrje për luftëtarët e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne si komb, si popull një shekull kemi  luftuar për të drejtat tona, sovranitet shtetëror e drejtësi.

UÇK-në të vësh në bankë të të akuzuarit dhe drejtuesit e saj me Azem Sylen – Dajën komandant të  UÇK-së, është një  tentim për të dënuar  luftën tonë të drejtë për liri dhe UÇK-në.

Plagët tona shekullore, vuajtjet, krimet, derportimet, shpërnguljet, asimilimet dhe gjenocidi nën pushtimin kolonial e fashist të shtetit  Serb, u shëruan me 12 qershor 1999 me Çlirimin e Kosovës dhe fitoren e UÇK-së kundër Serbisë me ndihmën e aleatëve tanë strategjik të SHBA-së dhe të NATO-s dhe liridashësve evropian.

Luftën tonë të shenjtë, gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e lëna nëpër fushëbeteja të invalidëve të UÇK-së, nuk mund ti dënoj asnjë  gjykatë dhe ajo  Gjykata Speciale e Hagës.

Daja, si dje si  sot, mbetet përkushtimi i sakrificës individuale i mbërthyer si komb në luftë për liri.

Çlirimi i Kosovës identifikohet me UÇK-në, UÇK-ja indentifikohet me lirinë e Kosovës dhe Çlirimin nga Serbia.

Daja, simbolizon UÇK-në, Çlirimin, Lirinë.

Dhe një sfidë për Dajën, fitimitar, në sakrificën e qëndresën për Liri të Kosovës dhe në këtë Gjykatë.

Mirë se vjen, Dajë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bislim Zogaj Azem Syla-Daja, udhëtoi për në Hagë për…