Dajaku ia mbyll derën Kosovës: Kam zgjedhur Gjermaninë

16 prill 2021 | 17:53

Sulmuesi i Bayern Munchenit, që është në huazim tek Union Berlin, Leon Dajaku, ka deklaruar se do ta përfaqësojë Gjermaninë.

Dajaku ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit Union Berlin, ku është pyetur për përfaqësimin e tij me kombëtare. Sulmuesi ka qenë i ftuar te Gjermania U-21, por kishte ende shpresë që mund të luante për Kosovën.

“Futbolli është gjithçka në jetën time. Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Dajaku. Ai u pyet për zgjedhjen e tij në nivelin nacional ai tha: “Kam zgjedhur Gjermaninë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Evropianin…