Daka kërkon nga partitë politike ta respektojnë Kushtetutën dhe rregullat e KQZ-së

17 shtator 2019 | 17:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar subjektet politike garuese në zgjedhje që ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rregullat e KQZ-së.

Ajo ka paralajmëruar se personat që dyshohen se kanë kryer vepra penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore, nuk do të përfshihen në administratën zgjedhore.

“Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor, sidomos qytetarët tanë se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizmin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe me standardet më të larta ndërkombëtare. Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë angazhimi ynë i përditshëm, sepse qëllimi në fund është që zgjedhjet të gëzojnë besimin e të gjithëve”.

“Edhe subjektet politike kanë përgjegjësinë e tyre të pazëvendësueshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pasi në ditën e zgjedhjeve ky proces është në duart e tyre. Andaj, meqenëse kemi këtu përfaqësuesit e subjekteve politike garuese, dua t’i ftoj edhe ato që të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, ka thënë Daka.

Këta janë numrat e partive politike me të cilët do të garojnë në zgjedhje:

111 – Partia Liberale Egjiptiane

112 – Partia Demokratike e Kosovës

113 – Partia e Ashkalinjëve për Integrim

114 – Stranka Demokratske Akcije

115 – Partija Kosovskih Srba

116 – Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës

117 – Pokret Za Gora

118 – Nova Demokratska Stranka

119- AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë

120 – Sloboda

121 – Samostalna Liberalna Stranka

122 – Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë

Jedinstvena Goranska

124 – Koalicija Vakat

125 – Fjala

126 – Lëvizja Vetëvendosje

127 – Kosova Demokratik Turk Partisi

128 – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

129 – Partia Euroatlantike e Kosovës

130 – Kosovaki Nevi Romani Partia

131 – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

132 – Esmir Kaso

133 – Gradanska Inicijativa Gore

134 – Lidhja Demokratike e Kosovës

135 – Srpska Lista.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila do të garojë…