Daka, Mehmeti e Krasniqi flasin për përgatitjen e zgjedhjeve

12 janar 2021 | 14:28

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi.

Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Daka ka çmuar lartë angazhimin e Policisë së Kosovës në aspektin e sigurisë në proceset e kaluara zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të ligjit.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se Policia e Kosovës në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të realizimit me sukses të detyrave për procesin zgjedhor.

Gjithashtu, Mehmeti dhe Krasniqi shtruan edhe çështjen e respektimit të masave anti-Covid gjatë fushatës zgjedhore.

Në lidhje me këtë çështje, subjektet politike u apeluan nga autoritetet ligj zbatuese që të respektojnë masat anti-COVID në mënyrë që të kujdesen për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati (AUV) do të vazhdojnë të zbatojnë ligjin anti-Covid, pa asnjë dallim.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës janë në fazën e përgatitjes së planit operacional të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ditë pasi u rikthye nga shkarkimi si drejtor i…