Daka: Presidentja Osmani më shkarkoj në mënyrë antikushtetuese, qëllimi ishte shkatërrimi i KQZ-së

06 shkurt 2026 | 11:12

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka treguar synimet që presidentja Vjosa Osmani ka pasur me shkarkimin e saj.

Më këtë veprim , ka thënë ajo, e para e shtetit kishte për synim shkatërrimin e institucionit që organon zgjedhtë në Kosovës.

Në një intervistë për Vox Kosova, ajo ka deklarua se këtë e kanë vërtetuar dy palë zgjedhjet e fundit.

“Natyrisht që tash ndoshta nga kjo perspektivë dhe nga krejt kjo që po ndodh këto ditë me KQZ-në dhe me zgjedhjet, sidomos me këto dy proceset e fundit, vërehet se cila ka qenë intenca e shkarkimit tim. Ajo ka qenë që KQZ-ja, thjesht ta them vrazhd të shkatërrohet”, ka thënë Daka.

Ajo është shprehur e bindur se shkarkimi i saj ka qenë anit-kushtetues.

Sipas saj, askush nuk i di pse është shkarkuar.

“Në fakt askush nuk e di për çka jam shkarku. Ndoshta vetëm Presidentja e di atë dhe ata të cilët i kanë sugjeru shkarkimin tim. Dhe natyrisht që, është cenu edhe rendi kushtetues sepse KQZ-ja është organ i pavarur kushtetues dhe është prekur pavarësia e atij organi. Sepse një kryetar i KQZ-së mund të shkarkohet ashtu vetëm si e parasheh Kushtetuta dhe jo ashtu si jam shkarku unë”, ka deklaruar Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet…