Daka: Rreth orës 21:00 besoj se do t’i japim rezultatet e para preliminare

29 nëntor 2020 | 13:41

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Fakti se Podujeva dhe Mitrovica e Veriut janë komuna të vogla, Daka ka thënë se do të bëjë që fletëvotimet të numërohen më shpejt.

“Meqenëse kemi dy komuna jo të mëdha, shpresojmë që rezultatet do t’i kemi shumë shpejt. Diku rreth orës 21:00 besoj që do të fillojmë t’i japim rezultatet e para preliminare”, ka thënë Daka për “T7”.

Ajo ka treguar se aktualisht dalja në zgjedhje në këto dy komuna është më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të zgjedhjeve lokale në vitin 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër vendimet të Qeverisë së Kosovës, që dita e hëne…