Daku, afër transferimit te Zeniti  

12 qershor 2025 | 11:55

Sulmuesi Mirlind Daku është shumë pranë një hapi të madh në karrierën e tij, me transferimin te gjiganti rus Zenit St. Petersburg që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sulmuesi i Shqipërisë është në prag të ndryshimit të skuadre gjatë merkatos së verës, por do të mbetet në elitën e futbollit rus, ku ka spikatur sezonin e fundit. Rubin Kazan ka pranuar një ofertë prej 4.5 milionë eurosh nga Zeniti, duke hapur rrugën për një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere për një lojtar shqiptar.

Performanca e Dakut ka qenë mbresëlënëse: 15 gola dhe 8 asistime e renditën atë si golashënuesin e dytë më të mirë të kampionatit, duke e kthyer në një emër të kërkuar në Rusi. Zenit, nënkampionët aktualë dhe të mbështetur nga sponsori Gazprom, po ngulmojnë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Daku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të dielën për të finalizuar transferimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mirlind Daku është shumë pranë një hapi të madh…