Daku në ‘radarin’ e Trabzonsporit

30 qershor 2023 | 16:56

Paraqitjet e mira edicionin e fundit si i huazuar te Mura në Slloveni kanë bërë që interesimi nga klubet evropiane për sulmuesin Mirlind Daku të rriten gjithnjë e më shumë.

Sulmuesi nga Gjilani që është pjesë e Osijekut në Kroaci po kërkohet nga disa skuadra këtë afat kalimtar të verës.

Trabzonspori po planifikon të marrë një emër në qendër të sulmit dhe një nga prioritetet e tyre është Daku, raporton Fanatik.

Skuadra turke e Trabzonsporit jo shumë kohë më parë ka qenë kampion i Superligës së Turqisë.

Daku ka kontratë edhe një vit me Osijekun, e cila nuk synon ta shesë atë nën 1 milion euro.

Për Dakun interesim së fundmi ka shprehur edhe klubi rumun, Rapid, të cilëve Osijeku u kërkoi 1 milion euro. 25-vjeçari edicionin e fundit me Muran realizoi 22 gola në 37 paraqitje të zhvilluara. Ai është pjesë e Osijekut nga viti 2020, por që ishte i huazuar edhe te Ballkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit kryesorë amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Biden që…