Dalin detaje nga aksidenti ku vdiqën dy mërgimtarë nga Kosova
25 mars 2026
| 14:43
Një nënë 29-vjeçare nga Kosova me të birin 3-vjeçar vdiqën sot në një aksident trafiku në Schramberg të Gjermanisë, ku u goditën për vdekje nga një kamion. Rastin e rëndë e ka konfirmuar për Klanin edhe Policia gjermane. Bazuar në informacionet e para, shoferi i automjetit transportues ka pasur probleme mjekësore, në momentin kur ka humbur kontrollin. Përveç këmbësorëve, nënë e bir, i dyshuari ka goditur edhe tri makina të parkuara.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tij.



