Dalin në shitje biletat e finales së Kupës së Kosovës

14 maj 2025 | 18:42

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, që do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Llapit.

Finalja do të luhet më 22 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe interesimi pritet të jetë i madh, duke marrë parasysh rivalitetin dhe rëndësinë e takimit.

Çmimet e biletave janë të ndara sipas tribunave. Biletat VIP kushtojnë 30 euro, ato në tribunën perëndimore 10 euro, në tribunën lindore 5 euro, ndërsa në jug dhe veri çmimi është 3 euro.

Ndeshjet e rëndësishme mes Prishtinës dhe Llapi, sjellin gjithmonë një numër të madh tifozësh, ndërsa finalja luhet për një vend në kualifikimet në Ligën e Konferencës.

Prishtina vjen sërish në finale pas sezonit të shkuar, ndërsa eliminoi Dritën në gjysmëfinale. Në anën tjetër, Llapi vjen në finale pasi eliminoi paraprakisht Drenicën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe fitues i Champions League, David Villa,…