
Dalin në shitje biletat për duelin Zvicër – Kosovë
Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV), ka njoftuar të enjten se kanë dalë në shitje biletat për duelin kualifikues për Kupën e Botës 2026 ndërmjet “helvetikëve” dhe Kosovës.
Zvicra, më datën 5 shtator do të përballet me Kosovën, ndeshje kjo që nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel.
Biletet janë të disponueshme në kategori të ndryshme vendesh dhe çmimet, duke përjashtuar tarifat që sillen prej 25 frangash zvicerane (prapa portës për të rinjtë deri 16 vjeç) deri në 134 franga (vende premium – qendra kryesore e tribunës).
Hyrja për fëmijet deri 6 vjeç do të jetë falas dhe ata nuk kanë nevojë për biletë, por duhet të ulen në prehërin e një të rrituri shoqërues.
Gjithashtu, federate zvicerane ka njoftuar se biletat për sektorët zyrtarë të tifozëve të Kombëtares së Kosovës (B1-B2) shiten ekskluzivisht përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.
Tifozët e Kosovës kanë mundësinë të blejnë bileta shtesë për sektorët B3-B7 nga publiku.