Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Turqi

15 shkurt 2019 | 17:24

Më 22 mars, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, do të luhet ndeshja e parë kualifikuese e “Euro 2020” për Shqipërinë, ajo kundër Turqisë.

Më shumë se një muaj para këtij takimi, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe çmimet e biletave, të cilat fillimisht kanë dalë në shitje online. Nuk ka asnjë surprizë sa i përket çmimit të biletave, pasi ato do të vijojnë të jenë me të njëjtën kosto si dhe në ndeshjet e kaluara.

Kështu, në tribunën “VIP”, çmimi i biletës është 18000 lekë të reja, ose 180 mijë të vjetra. Kosto e përballueshme për të gjithë ata tifozë, që dëshirojnë të kenë një vend në tribunën kryesore të stadiumit të Shkodrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me komisionerin…