Dalin pagat e punonjësve të “Trepçës”

18 korrik 2019 | 14:21

Sot kanë dalë në xhirollogaritë e punëtorëve të “Trepçës” pagat për muajin qershor.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e Re”, kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla.

“Sot janë paguar pagat për muajin qershor 2019. Ka pasur vonesa në përmbushjen e obligimeve të pagave të cilat kanë qenë evidente gjatë muajve paraprakë për shkak të prodhimit të ulët me të cilin po ballafaqohet “Trepça” viteve të fundit”, ka deklaruar Syla.

/Epoka e Re/A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtine, Kosovë – Edicioni i nëntë i festivalit “Beerfest Kosova”…