
Dalin pamjet e rrahjes së mjekut pas keqtrajtimit të pacientes 5-vjeçare
27 nëntor 2022
| 14:03
Logopedi Iljasa Fazliu është arrestuar dje nën dyshimin se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare që ka qenë e diagnostifikuar me autizëm. Për shkak të kësaj ai është sulmuar fizikisht nga dy familjarë të fëmijës. Tashmë është publikuar edhe momenti i rrahjes.
Në videon më poshtë shihet se rrahja ka ndodhur në një kafene.
Në pranga të policisë përveç Fazliut, kanë rënë edhe dy familjarë të 5-vjeçares. Kështu është bërë me dije nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.