
Dalin pamjet e rrëzimit të aeroplanit rus, vdesin të gjithë pasagjerët (video)
Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë konfirmoi se janë gjetur mbetjet e një aeroplani pasagjerësh që u zhduk nga radari pranë aeroportit Tynda në lindjen e largët të Rusisë . Sipas informacioneve paraprake, askush nuk ka mbijetuar.
Avioni i kompanisë Angara ishte në një fluturim në itinerarin Khabarovsk-Blagoveshchensk-Tynda dhe u zhduk nga radari disa kilometra larg Tyndës. Në kohën e zhdukjes, ai nuk krijoi kontakt me kontrollin e fluturimit. Mbetjet e aeroplanit u gjetën rreth 15 kilometra larg aeroportit.
Sipas guvernatorit të Rajonit Amur, Vasily Orlov, në aeroplan ndodheshin 49 persona – 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Qendra Ruse për Mbrojtjen Civile thotë se kërkimi po zhvillohet në një zonë të vështirë për t’u arritur, me pjesëmarrjen e ekipeve të shpëtimit nga Ministria e Situatave të Emergjencave.
Një video e rrëzimit të aeroplanit rus u publikua në rrjetet sociale.