
Dalin pamjet shokuese, momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez (VIDEO)
08 korrik 2022
| 19:33
Janë publikuar pamjet tronditëse kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez Shinzo Abe. Siç shihet në videot e mëposhtme, Shinzo Abe po mbante një fjalim kur një person e qëllon nga mbrapa.
Gjithashtu shikohen dhe rojet e sigurisë të cilët përpiqen të ndalojnë plumbat me çantat e tyre, megjithëse ishte shumë vonë, pasi plumbi kishte prekur Abe.
Kamerat u fokusuan te Abe teksa ai mbante një fjalim politik në qytetin Nara në orën 11:30 (me orën lokale). Pak minuta pasi ai nisi të flasë para të pranishmëve qëllohet me armë.
Menjëherë pas kësaj, punonjësit e sigurisë vrapojnë tek autori 41-jvjeçar Tetsuya Yamagami dhe e neutralizojnë. Atentati ndaj ish-kryeministrit ka tronditur Japoninë.