Dalin rezultatet e futbollistëve të Kosovës për Covid-19

02 shtator 2020 | 10:15

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se gjithë futbollistët dhe stafi përcjellës kanë rezultuar negativ në testimin e bërë dje për COVID-19, para duelit më Moldavinë, sfidë kjo që zhvillohet nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

“FFK njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në COVID-19”, thuhet në njoftimin FFK-së.

Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi se nuk…