Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Maqedoni – ja mund t’i shikoni live

19 tetor 2025 | 21:44

Ka nisur përditësimi i rezultateteve të para të numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, koalicioni VLEN aktualisht kryeson ndaj Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).

Ndërkohë, në komunën e Sarajit, gara mes dy forcave politike po zhvillohet “kokë më kokë”, me diferenca shumë të vogla mes kandidatëve.

Rezultatet e përditësuara në kohë reale mund të ndiqen në faqen zyrtare të KSHZ-së në këtë link: https://rezultati.sec.mk/sq/mayr/r.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Enrica Roddolo, Corriere della Sera Flet eksperti i bizhuterive…