Dallasi mposhti Detroitin

13 dhjetor 2019 | 14:57

Skuadra e Dallasit ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Detroit me shifrat 122-111. Dy skuadrat e NBA-së zbarkuar në Mexico City, ku dhuruan spektakël për shikuesit.

Më i miri në fushë ishte Donqiq, që realizoi një “triple double”, autor i 41 pikëve, 12 rebound e 11 asistime. Ai vendosi rekordin e lojtarit të parë në historinë e NBA-së që realizon një “triple-double” në një ndeshje që luhet jashtë Amerikës dhe Kanadasë. Fiton edhe skuadra e Denverit, që mundi 114-99 Portlandin dhe qëndron në grupin e ekipeve pretendente në Perëndim. Grant dhe Jokiq realizuan nga 20 pikë për Denverin në këtë sukses.

Jashtë fushe triumfon ekipi i Philadelphias, që mundi me rezultat 115-109 Bostonin, sfidë me rivalitet dhe emocione. Për mysafirët u dalluan Embiid me 38 pikë e 13 rebound si dhe Harris me 23 pikë. Skuadra e Clevelandit, falë 30 pikëve e 17 rebound të Love si dhe 28 pikëve të Sexton mundi 117-109 San Antonio, një përballje mes dy ekipesh që këtë sezon po zhgënjejnë në kampionat.

Rezultatet

Boston – Philadelphia              109-115
San Antonio – Cleveland         109-117
Detroit – Dallas                         111-122
Denver – Portland                    114-99

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…