Dallimet Bedri Hamza – Albin Kurti
Shkruan: Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së
Bedri Hamza gjithmonë e ka nda të mirën e të keqen e Kosovës bashkë me familjen e tij të ngushtë, kjo nuk mund të thuhet për Albin Kurtin.
Albin Kurti ka krijuar përvojë në politikë rrugëve, duke hedhur gurë e gaz e duke i çel në gjak policët e Kosovës – Bedri Hamza ka fituar përvojë politike në institucione shtetërore që janë themeluar nga e para e që kanë në themele gjak luftëtari për liri.
Albin Kurti është i pa shpi, Bedri Hamza të bon shpi.
Bedri Hamza është shumë njerëzor dhe korrekt për me rrejt si Albin Kurti jo njerëzishëm.
Bedri Hamza i mbron edhe ata në Hagë, Albin Kurti i shpërblen me funksione ata që i lënë pa mbrojte ata në Hagë.
Bedri Hamza sot i mbron edhe vlerat e luftës dje, Albin Kurti e sheh luftën si të pavlerë, si dje si sot.
Bedri Hamza është shumë serioz për me premtuae aq jo seriozisht si Albin Kurti.
Prapa premtimeve të Bedri Hamzës qëndrojnë shumë vite punë, përkushtim e sakrificë pa zhurmë populiste, por me urti intelektuale. Prapa premtimeve të Albin Kurtit qëndrojnë fjalët e majtistit radikal, zhurmaxhiut kaotik. Nga e thënë (e Kurtit) në të bërë qëndron një budallaki e tërë.
Bedri Hamza e njeh mirë veriun për të bërë aventura politiko-policore atje e Albin Kurti në veri bën aventura me kombinime – kafe, llafe, rrezitje në Ujman, plus polici.
Idetë e Albin Kurtit janë korruptive, idetë e Bedri Hamzës janë luftë kundër korrupsionit.
Bedri Hamza është ekspert i ekonomisë, Albin Kurti nuk është në asgjë ekspert, veçse në fjalamani.



