Dallku zbulon synimin e Prishtinës për ndeshjen ndaj Dukagjinit

25 shtator 2019 | 12:04

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i cili e mori drejtimin e kryeqytetasve ditë më parë, pas largimit të Bylbyl Sokolit, ka thënë se Prishtina synim e ka që të paraqitet edhe ndaj Dukagjinit ashtu sikurse ndaj Gjilanit.

“Pas një ndeshje mjaft të mirë kundër Gjilanit, vjen testi tjetër ndaj Dukagjinit. Tani është komplet tjetër ndeshje dhe pothuajse tjetër karakter, sepse Gjilani ka qenë në krye të tabelës, ndërsa Dukagjini është në fund. Kështu që duhet t’i qasemi në mënyrë tjetër kësaj ndeshjeje. Po ashtu, po shpresoj që djemtë do të rikuperohen mjaftueshëm deri para ndeshjes, sepse kam thënë, edhe pas ndeshjes me Gjilanin, se djemtë e kanë dhënë maksimumin pas një ritmi të lartë të ndeshjes jo vetëm sipas meje, por edhe sipas analistëve dhe njohësve e dashamirëve të futbollit që e kanë cilësuar si të tillë. Të paraqitemi përafërsisht në atë nivel që u paraqitem me Gjilanin”, ka thënë Dallku, i cili ka konfirmuar se në këtë ndeshje “bardhekaltërve” iu mungojnë sulmuesi Ahmet Januzi dhe mbrojtësi Ahmet Haliti.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita…