Dame Karen Pierce emërohet ambasadore e Britanisë në ShBA

07 shkurt 2020 | 16:18

Qeveria e Britanisë së Madhe ka emëruar Dame Karen Pierce në pozitën e ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ajo deri tani ka mbajtur pozitën e përfaqësueses se përhershme në Kombet e Bashkuara. Ambasadorja Pierce është bërë gruaja e parë që është emëruar në këtë pozitë, shkruan “BBC”.

Pierce zëvendëson Sir Kim Darroch në këtë pozitë, i cili është shkarkuar në vitin 2019 pasi e kishte quajtur administratën e Donald Trump “të ngathët dhe të paaftë” pas rrjedhjes së e-maileve. Ajo shpreson se do ta forcojë lidhjen e veçantë Britani e Madhe-ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është akoma kundër VAR-it, duke…