Danimarka kualifikohet në gjysmëfinale

03 korrik 2021 | 20:03

Danimarka është skuadra e tretë gjysmëfinaliste në “Euro 2020”. Skuadra nordike mori një fitore 2-1 në çerekfinalen kundër Republikës Çeke. Një ndeshje që e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me një gol të shënuar me kokë nga Delaney.

Danezët luajtën më mirë në fraksionin e parë, teksa do të gjenin dhe golin e dytë.  Pas një kundërsulmi të shpejtë Mahele shërben një pasim fantastik në zonë për Dolberg, i cili e ka të thjeshtë për ta shoqëruar topin në rrjetë.

Çekia rindezi shpresat në fillimin e fraksionit të dytë. Patrick Schick shënoi me një goditje me të djathtën. Ky është goli i pestë i tij në këtë Evropian, duke barazuar Cristiano Ronaldon. Çekia provoi deri në fund që të realizonte dhe golin e barazimit, por që nuk do ta arrinte. Danimarka pret fituesin e çiftit mes Anglisë ose Ukrainës në gjysmëfinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur Konventën e 10-të…