Dardan Berisha, më i votuari i tifozëve për stinorin vjeshtor

02 janar 2022 | 15:18

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë ka vendosur që të shpallë Lojtarin më të mirë të zgjedhur nga tifozët për stinorin vjeshtor në Art Motion Superligë.

Basketbollistët e nominuar ishin: Drilon Hajrizi (Trepça), Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli), Dardan Berisha (Peja), Ivan Koljeviq (Prizreni 16) dhe Julien Leëis (Bashkimi).

Dardan Berisha ka marrë më shumë vota, gjithsej 519, duke u renditur në vendin e parë. Pas tij në vendin e dytë ishte Drilon Hajrizi me 337 vota, Erjon Kastrati ishte i treti me 255 vota, Julien Lewis mori 77 dhe Ivan Koljevq 71.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…