
Dardan Berisha thotë se PDK-ja në Suharekë do të jetë befasia e zgjedhjeve të 12 tetorit
Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka kompletuar ekipin e tij të me kandidatë për asamble të Komunës së Suharekës. Në listën zgjedhore që garon Berisha, ka të rijnë e të reja të fushave dhe lëmine të ndryshme. Dardan Berisha dhe Partia Demokratike e Kosovës në Suharekë ka ndërtuar një vizion të qartë për të ardhmen e komunës sonë, një Suharekë moderne, zhvillimore dhe të drejtë për çdo qytetar. Berisha ka deklaruar se do të angazhohet për:
- Përmirësimin e sistemit arsimor dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e mësimdhënësit
- Investime strategjike në infrastrukturë, si në qytet ashtu edhe në fshatra
- Mbështetje të fuqishme për bujqësinë dhe zhvillimin e bizneseve lokale
- Shëndetësi më të qasshme dhe më cilësore për të gjithë qytetarët
- Transparencë dhe qeverisje me përgjegjësi e llogaridhënie
PDK në Suharekë është e përkushtuar që ta kthejë komunën në një model të zhvillimit dhe mirëqenies për të gjithë. Prandaj çdo votë për PDK-në dhe Berishën në zgjedhjet e 12 tetorit është në të mirë të qytetit të Suharekës dhe qytetarëve të saj.
“Me propozimin e strukturave të PDK-së dega në Suharekë, që unë të jam kandidat për Kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ishte një nderë i jashtëzakonshëm për mua, të jap maksimumin tim në një vend që nuk është vetëm vendbanimi im, por edhe shtëpia e zemrës sime, e historisë, dhe e shpresës për një të ardhme më të mirë.” Kishte deklaruar Berisha pas nominimit të tij për kryetar komunë. Sot KQZ ka hedhë shortin e numrave që do të garojnë partitë politike në zgjedhjet komunale, dhe numri garues i PDK-së është 191, me slloganin e partisë “Më mirë”.