Dardan Krasniqi i bashkohet AAK-së, Haradinaj vlerëson lartë aktivitetin e tij 25-vjeçar

02 dhjetor 2025 | 16:19

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, i është bashkuar AAK-së.

Me këtë rast,  kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj i ka uruar mirëseardhje në AAK, duke vlerësuar lartë kontributin e tij çlirimtar dhe institucional.

“Ne ekipin tim e prita me kënaqësi ekspertin e sigurisë, juristin Dardan Krasniqi. Dardani na u bashkua me përvojën e tij dhe vullnetin për një Kosovë që ecën përpara. Dardani, si i ri, ishte luftëtar e i tri luftërave çlirimtare, UÇK-së, UÇPMB-së dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku ishte dalluar për guximin dhe aftësinë organizative. Dardani vjen në AAK me një përvojë politike dhe aktivitet 25-vjeçar. Dardan Krasniqi ishte polici dhe drejtuesi i parë i Policisë në Malishevë. Z. Krasniqi vjen nga një familje patriotike, me nënën mësuese e babain kolonel të TMK-së dhe themelues të celulave të para të UÇK-së. Në aktivitetin e tij si çlirimtar, pastaj në polici, e më vonë në Vetëvendosje si aktivist e anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Dardani gjithmonë kishte dy qëllime: çështjen kombëtare dhe politikën e sigurisë si një element të rëndësishëm në përpjekjen për shtet e shoqëri të fortë! Angazhimi i tij është motiv që shumë patriotë, ekspertë e qytetarë të mirë të këtij vendi po e gjejnë rrugën e AAK-së, që është edhe rruga e Kosovës për të ecur përpara!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se…