Dardan Krasniqi: Populli meriton sinqeritet e vizion, jo patriotizëm për pazare politike

25 dhjetor 2025 | 18:45

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Dardan Krasniqi, thotë se populli ynë meriton sinqeritet e vizion, e jo emocione të manipuluara e mbulesa patriotike për pazare politike.

Krasniqi thotë se është koha që çdo qytetar të dëshmoj se besnikëria ndaj idealeve të Prekazit matet me veprime për shtetin e jo me poza para zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Të dashun shok e miq!

Dështimët e çdo pushteti e zëri nga sëcili do që vie, shihët në harresën e kullave të qendresës të lënë në gërmadha!

Populli ynë meriton sinqeritet e vizion, jo emocione të manipuluara e mbulesa patriotike për pazare politike. Është koha që çdo qytetar të dëshmojë se besnikëria ndaj idealeve të Prekazit matet me veprime për shtetin e jo me poza para zgjedhjeve.

Asnjë emër, sado i madh, qoftë ai nuk qëndron mbi vlerat kombëtare. Kosova nuk ndërtohet me marketing patriotik, por me drejtësi, punë dhe përgjegjësi ndaj sakrificës që na solli lirinë dhe amanetin e atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë.

VIDEO:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…