Dardan Krasniqi: Shteti ndau 20 mijë euro për Adelina Ismailin, ndërsa për veteranët e UÇK-së as mirënjohje (video)

12 dhjetor 2025 | 16:35

Dardan Krasniqi kandidat për deputet nga AAK-ja, në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në “T7” ka shfaqur akuza ndaj pushtetit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen veteranët dhe invalidët e luftës.

Ai ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me ndarjen e mjeteve financiare dhe mirënjohjeve në ditën e 28 Nëntorit, duke theksuar se janë ndarë 20 mijë euro dhe mirënjohje për artisten Adelina Ismaili, ndërkohë që, siç u shpreh ai, nuk është gjetur asnjë invalid lufte për t’u nderuar.

Sipas Krasniqit, ka invalidë të luftës pa këmbë, pa mundësi për të krijuar familje e që sot janë lënë jashtë vëmendjes institucionale.

“Shteti ndan 20 mijë euro dhe mirënjohje për Adelina Ismailin në ditën e 28 Nëntorit, ndërkohë që aty nuk e gjen asnjë invalid lufte dikë pa këmbë, pa familje, madje edhe të paaftë për të pasur fëmijë për shkak të plagëve të luftës. Veteranët dhe invalidët i kanë gjuajtur në rrugë”, ka deklaruar Krasniqi

Ai ka thënë se kritika e tij ka të bëjë prioritetet e shtetit, duke shtuar se veteranët dhe invalidët e luftës janë lënë në rrugë dhe të harruar nga institucionet, pavarësisht sakrificës së tyre për lirinë e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e tarifave të rrymës tashmë është bërë normale në…