
‘Dardanët’ arrijnë në Bazel (Video)
04 shtator 2025
| 15:32
Kombëtarja e Kosovës në futboll, në pasditen e së enjtes ka arritur në Bazel, atje ku të premten nga ora 20:45 do të përballet me Zvicrën.
“Dardanët” e udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda, të enjten në mbrëmje do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes si dhe konferencën për gazetarë.
Ekipi përfaqësues që nga e hëna ka qenë i grumbulluar në Prishtinë dukke zhvilluar tri stërvitje për duelet me Zvicrën të premten në “St. Jakob Park” dhe ndaj Suedisë të hënën e në “Fadil Vokrri”.