“Dardanët” dalin në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

15 tetor 2025 | 10:40

Tifogrupi “Dardanët” ka dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor, në orën 17:00, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, “Dardanët” kanë theksuar se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kanë kërkuar drejtësi të vërtetë dhe jo, siç është thënë në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, është thënë në postimin e “Dardanëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë…