
‘Dardanet’ e reja luftojnë deri në fund, por pësojnë nga Ukraina
04 korrik 2025
| 12:15
Kosova megjithëse luftoi deri në fund, nuk arriti të triumfojë ndaj Ukrainës, duke pësuar me rezultat 51:62 (16:17, 11:25, 12:13, 12:7), në FIBA U18 Women’s, EuroBasket, që ka filluar në Lituani.
Periudha e parë ishte e barabartë për të dyja kombëtaret dhe përfundoi me rezultat 16:17, ndërsa në çerekun e dytë, ukrainaset u shkëputën ndjeshëm, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi prej +15, 27:42.
Pjesa e dytë ishte më e barabartë, me ‘Dardanet’ e reja që u përpoqën të riktheheshin në lojë, por pa sukses. Ukraina ruajti epërsinë dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 51:62.
Te Kosova u dallua Malvina Haziri me 21 pikë, ndërsa Gerta Hoti kontribuoi me 8 pikë.