‘Dardanët’ fluturojnë për në Yerevan

20 mars 2024 | 16:40

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës, para pak minutash ka fluturuar për Yerevan të Armenisë.

Armenia dhe Dardanët do të përballen të premten mbrëma në miqësoren e parë të këtij viti, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës, sot ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kosovë para nisjes për Armeni.

Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dhe rezultat pozitiv në duel me armenët.

Pas miqësores me Armeninë, Kosova do të luajë miqësoren e radhës më 26 mars kundër Hungarisë në Budapest.

Miqësorja mes Armenisë dhe Kosovës fillon në orën 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Francës dhe Arsenalit, Thierry Henry, i ka thurur…