
‘Dardanët’ kërkojnë përkrahje nga tifozët shqiptarë
25 nëntor 2021
| 13:56
Sonte në Bergen nga ora 19:00 përballen Norvegjia dhe Kosova. Ky është një takim shumë i rëndësishëm për basketbollistët e Kosovës, të cilët kërkojnë përkrahje nga tifozët shqiptarë që jetojnë në Norvegji.
Shqiptarët që jetojnë në Norvegji, biletat mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze (basket.no).
Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafirë.