“Dardanët” me mesazh të fuqishëm: Përkrahja për Kosovën nuk ka alternativë

06 shtator 2025 | 22:12

Grupi i njohur i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, kanë dalë me një mesazh të qartë pas ndeshjes së fundit të kombëtares, ku pavarësisht rezultatit jo të favorshëm, ata theksojnë se përkrahja për ekipin tonë nuk do të mungojë asnjëherë.

Dy ditë para ndeshjes Kosovë – Suedi, e cila zhvillohet të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” kanë bërë thirrje për motivim, përkrahje, rikëndellje dhe besim kundër Suedisë.

“Përkrahja për ekipin tonë nuk ka alternativë, pa marrë parasysh mbrëmjes jo të mirë që patën djemtë tanë në ndeshjen e fundit. Kokulur dhe dezertorë të menjëhershëm janë vetëm ata që nuk kanë besuar kurrë. Ne nuk jemi nga ata. Pa asnjë rezervë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë besnikë dhe në përkrahje djemve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë të përbashkët. Motivim, përkrahje, rikëndellje dhe besim kundër Suedisë të hënën në impiantin mitik të kombëtares tonë, “Fadil Vokrri” “, thuhet në mesazhin e “Dardanëve”.

BILETAT:
Sa u përket shpërndarjes së biletave në sektorin e veriut ku është i rezervuar për ne Dardanët, ato nisin që sot, si zakonisht në Fanclub tonë zyrtar pranë stadiumit në kryeqytet, si dhe në qytetet tjera nga përfaqësuesit që tashmë vetëm se njihen dhe dihen se kush janë ata”, ka njoftuar Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll i njohur si “Dardanët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka kritikuar stilin…