‘Dardanët’ me mungesa të mëdha

06 tetor 2025 | 13:56

Kombëtarja e Kosovës do të ketë mungesa të shumta për ndeshjet e këtij muaji, të cilat i luan në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Të hënën paradite, selektori Franco Foda ka mbajtur konferencën për shtyp, ndërsa pas ditë ka mbajtur stërvitjen e parë.

Te Kosova, tashmë janë gjashtë mungesa të konfirmuara, ndërsa në dyshim mbetet edhe mbrojtësi Lumbardh Dellova, i cili është ftuar nga selektori Foda.

Kapiteni Amir Rrahmani, pastaj Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku e Baton Zabërgja mungojnë për shkak të lëndimeve.

Florian Haxha që ishte në listë për këtë grumbullim nuk ka udhëtuar për shkak të një problemi shëndetësor kurse gjendja e Dellovës do të vlerësohet ditët në vijim.

Kosova të premten përballet me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim kundër Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai dukej gati për t’u rikthyer, por do të duhet…