Dardanët në Ligën B: Përballje me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës
12 shkurt 2026
| 19:00
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Së bashku me kombëtaret e tjera, Kosova do të jetë në Ligën B, niveli i dytë i Nations League për edicionin 2026/27.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve të Nations League do të luhen në fund të muajit shtator 2026.



