
‘Dardanët’ niset për në Spanjë
29 mars 2021
| 15:12
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur drejt Spanjës ku do të përballet me këtë kombëtarë të mërkurën nga ora 20:45.
“Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot pasdite për në Sevilla, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022 kundër Spanjës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Siç dihet, Kosova ndeshjen e parë në kualifikimet për Kupën e Botës “Katari 2022” e humbi ndaj Suedisë (0-3).
/Epoka e re/