“Dardanët” njoftojnë për shpërndarjen e biletave për ndeshjen me Slloveninë

24 tetor 2025 | 14:26

Tifogrupi “Dardanët” kanë dalë me njoftim për shpërndarjen e biletave për ndeshjen Sllovenia – Kosova, që i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” kanë thënë se me prioritet do të jenë tifozët që e kanë përkrahur Kosovën edhe kur i kanë munguar rezultatet.

Për ta përcjellë nga afër ndeshjen me Slloveninë ka interesim të madh.

“Në lidhje me biletat, ju bëjmë me dije se në shpërndarjen e tyre, nga ato çfarë na takojnë neve si tifogrup, përparësi do të kenë të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e mëparshme që i kemi zhvilluar si mysafirë. Prioriteti do të anojë nga ata, ndërsa menjëherë pas tyre radha u takon anëtarëve tjerë të grupit për biletat e mbetura. Për respekt të mundit, pasionit dhe sakrificave që kanë treguar për ta përkrahur Kosovën kudo nëpër Evropë, pavarësisht rezultateve që kemi pasur herë nën shkallën e pritshmërive e herë më të mira, mundësia e parë për t’u pajisur me biletë kemi vlerësuar se është e drejtë t’u takojë atyre”, kanë njoftuar “Dardanët”.

Tifozët e Kosovës do të kenë në dispozicion 800 bileta për ndeshjen shumë të rëndësishme që zhvillohet në Lubjanë më 15 nëntor.

Stadiumi “Stozhice” ka kapacitet prej 16 mijë e 38 ulëseve.

Gjasat e Kosovës për ta siguruar vendin e dytë, përkatësisht plejofin, janë shumë të mëdha. Kosova mund të luftojë edhe për kualifikim direkt në Botërorin 2026 që organizohet në Kanada, Meksikë e ShBA, por varet nga rezultati i ndeshjes tjetër mes Zvicrës dhe Suedisë.

Grupit B i prin Zvicra pas katër ndeshjeve me dhjetë pikë. Me shtatë pikë, Kosova është e dyta.

Sllovenia ka tri pikë, derisa Suedia ka një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Hashim…