
‘Dardanet’ pësojnë humbje kundër Letonisë
25 shkurt 2025
| 16:00
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është mposhtur sot nga Letonia (0-1), në kuadër të Grupit 6 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Pas fitores bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut (4:0), “dardanet” synon fitore edhe në këtë ndeshje por ndodhi e kundërta. Golin e vetëm për fitoren e mysafireve e shënoi Viktorija Zaicikova.
Ndeshjet e radhës të kampanjës së Ligës së Kombeve do të zhvillohen në muajin prill.