‘Dardanët’ stërviten për ndeshjen me Slloveninë

12 nëntor 2020 | 15:19

Pas ndeshjes miqësore që Kosova e humbi nga Shqipëria, futbollistët “dardanë” kanë zhvilluar të enjten stërvitjen për ndeshjen e radhës që e zhvillojnë të dielën kundër Sllovenisë në Lubjanë.

“Në stërvitjen e sotme, e cila u zhvillua në Shijak, ishin të pranishëm 11 futbollistë, derisa pjesa tjetër që luajtën më shumë minuta në miqësoren e djeshme, kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime. ‘Dardanët’ do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni”, thuhet në njoftimin e Federatës së futbollit të Kosovës.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…