
Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim të madh!
08 tetor 2025
| 21:05
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës para përballjes së së premtes kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë, duke u fokusuar në aspektin taktik dhe mënyrën e lojës që do të aplikohet në këtë duel të rëndësishëm.