‘Dardanët’ vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës (foto)

11 nëntor 2025 | 14:50

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të martëb seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër  Sllovenisë dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë dhënë maksimumin në fushë, ndërsa Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive dhe përkushtimi i lojtarëve është në nivelin më të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lekë Pula shpall të pavlefshme diplomën e Doktoratës të Fakultetit…