‘Dardanët’ vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e tetorit

08 tetor 2019 | 22:48

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e këtij muaji.

Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët me përjashtim të Vedat Muriqit, i cili për shkak të shqetësimeve të vogla shëndetësore, ka qëndruar në hotel për pushim, derisa Milot Rashica ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke pasur parasysh se është rikthyer vetëm pak javë më parë nga lëndimi.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” është shumë e mirë dhe e gjithë vëmendja është tek përballja me Malin e Zi, që zhvillohet më 14 tetor, ndonëse edhe miqësorja me Gjibraltarin pritet me entuziazëm, sidomos nga futbollistët që kanë pasur më pak hapësirë deri më tash për lojë. Stërvitja e sotme ka qenë me intensitet të plotë, ku futbollistët punuan me entuziazëm në skemat e lojës së trajnerit zviceran.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan edhe zyrtarisht e ka shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo…