Dardanët vazhdojnë përgatitjet për sfidat e tetorit!

07 tetor 2025 | 19:55

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, që zhvillohen më 10 e 13 tetor.

Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërsa Lumbardh Dellova u aktivizua në ushtrimet më të lehta për të shmangur ngarkesën.

Stafi teknik u fokusua në aspektin taktik, veçanërisht në tranzicionin e shpejtë nga mbrojtja në sulm.

“Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, e ku lojtarët po tregojnë përkushtim të lartë, derisa morali për fitore është në nivel maksimal! Forca Kosovë!”, ka njoftuar FFK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, në…