Darka në Beograd dhe sherri i Serbisë

23 shtator 2020 | 12:26

Faton Abdullahu

1). Darkën relaksuese mbrëmë në Beograd  ku ishin të pranishëm Grenell e Vuçia të cilën ky i pari edhe e bëri të njohur në “Twitter”, duhet parë si përpjekje të Administratës Tramp për ta bërë pajtimin ShBA-Serbi (Serbi – Kosovë) më bindës para të gjithë atyre të cilët dyshojnë se ky pajtim mund të arrihet. NATO me insistimin e ShBA-s para dy decenieve e ka bombarduar Serbinë dhe ky insistim i ShBA-s, me gjeopolitikë të re në Ballkan, ka bërë që serbët pas më shumë se një shekulli jetese në një shtet në Jugosllavi të ndahen copa-copa e të jetojnë në shtetet të ndryshme dhe këtë edhe në dëm të territorit të tyre sikundër e shpjegojnë ata.

2).ShBA-s i duhet shumë Serbia në projektin e saj të ri në Ballkan, fillet e të cilit projekt  gjinden në “Marrëveshjen e Uashingtonit”. ShBA-së i duhet Serbia për ta bërë më funksional Mini-Shengenin, që për rrjedhojë të krijohen kushte për t’ju kundërvënë bizneseve kineze, ndikimit rus, sidomos përmes gazit, por ndoshta edhe relativizmit të ndikimit turk, dhe jo vetëm kaq. Për këtë projekt, në ndihmë, me funksion të ri biznesor e të sigurisë do të vijë edhe Izraeli. Për këtë hatërmbejta e arabëve mund të jetë me pasoja për Serbinë.

3). ShBA (Admiistrata Tramp) duhet ta kuptoj se e ka shumë të vështirë, gati të pamundur, në këtë projekt të saj ,nëse mendon dhe mundohet, që ta fus Serbinë për të ndërtuar gjeo-politika krejt të reja duke refuzuar Rusinë, Kinën dhe botën arabe, njëherësh. Serbia sot nuk mund ta bëjë këtë pavarësisht sa e si do të mundohen amerikanët ta përkrahin.

4). Serbia edhe me këtë rast do të mundohet të bëjë atë që ka bërë gjithmonë e të cilën në masë të madhe ja mundëson edhe vendndodhja gjeografike – të luaj lojën e shumëfishtë për të balancuar ndikimet gjeopolitike dhe biznesore. Serbia do të mundohet në të njëjtën kohë të jetë mirë edhe me Rusinë edhe me ShBA-n. Nuk ka gjasa të prishet me Rusinë ashtu sikundër mund të pretendoj Administrata Tramp. Serbia do të mundohet gjithashtu në të njëjtën kohë të jetë mirë edhe me Izraelin edhe me botën arabe edhe me Turqinë edhe me Greqinë e cila gjithashtu do të marr rol të ri në Ballkan në kuadër të projekteve të reja.

5). Ne si Kosovë por edhe të gjithë shqiptarët në Ballkan, duhet ta ndihmojmë ShBA-n që ta kuptoj këtë qasje të vjetër, por edhe të përpunuar e shumë aktive të Serbisë.  Vuçiq e ka me sherr. Ai mundohet të përfitoj sa më shumë që është e mundur nga Marrëveshja e Uashingtonit por në asnjë mënyrë të jetë pjesë aktive e kundërshtimit të Rusisë, Kinës apo botës arabe. Vuçiq ka nënshkruar Marrëveshjen në Uashington i vetëdijshëm se kjo Marrëveshje është shumë e përgjithësuar dhe ka vend për ta bishtëruar për diçka dhe në të njëjtën kohë për të përfituar diçka tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka parakaluar Manchester Cityn në garën për Kalidou Koulibaly.…