DASh-i përfshin Kosovën dhe Serbinë në listën e tetë luftrave të ndaluara nga Trumpi

15 tetor 2025 | 12:52

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka dalë  edhe një herë me një deklaratë në të cilën është thënë se ndër luftërat që ka ndalur presidenti amerikan , Donald Trump është edhe ajo në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në listën e tetë luftërave që Trump sipas DASh-it i ka ndalë për tetë  muaj e dyta përmendet ajo e Kosovës dhe Serbisë  që pason atë të Kamboxhias dhe Tailandës.

Derisa si lufta e fundit e ndalur sipas DASh-it nga Trumpi është ajo Izrael Hamas.

Edhe Trumpi disa herë e ka potencuar gjatë këtyre muajve se ka parandaluar një luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një deklaratë e tillë është pohuar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e përkrah…