“Dashuria është dashuri” – deputetja Vasfije Krasniqi në mbështetje të komunitetit LGBTI

23 shkurt 2022 | 23:21

Vazhdojnë të deklarohen deputetët e Kuvendit të Kosovës në lidhje me Projektkodin Civil që parasheh lejimin e martesave mes gjinisë së njëjtë.

Së fundmi është deklaruar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi.

Ajo në “Twitter” ka publikuar një fotografi ku me ngjyrat e komunitetit LGBTI shënohet “Dashuria është dashuri’’.

Deputetja ka lënë të nënkuptojë se mbështetë kalimin në Kuvendin e Kosovës të këtyre ndryshimeve në Kodin Civil.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për…